Drejton ekipin e parë/ Trajneri më i ri në historinë e futbollit është 28 vjeç e 3 muaj

Drejton ekipin e parë/ Trajneri më i ri në historinë e futbollit është 28 vjeç e 3 muaj

12:09, 29/01/2021

Vetëm 28 vjeç e 3 muaj dhe është emëruar në krye të stolit të skuadrës belge të Beerschot.

Bëhet fjalë për William Still, i cili më 19 janar mori drejtimin e skuadrës belge, duke zëvendësuar Hernan Losada.

Still bëhet kështu trajneri më i ri në kampionatet europiane, që drejton një skuadër.

Asnjë trajner më parë nuk ka marrë drejtimin e një ekipi të parë në Europë në moshë kaq të re.

Belgu bën debutimin e tij në moshën 28-vjeçare, më i ri se dy trajnerët e tjera të njohur që gjithashtu e kanë debutuar shpejt, Villas Boas dhe Nagelsman.

Beerschot renditet në vendin e 9-të në elitën e futbollit belg dhe objektivi është kualifikimi në Kupat e Europës.

Në 3 ndeshje të zhvilluara në krye të Beerschot, Still ka grumbulluar 1 fitore, 1 humbje dhe 1 barazim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco