Një tjetër tragjedi ajrore i merr jetën 4 futbollistëve dhe presidentit të klubit.
Bëhet fjalë për klubin e futbollit, Palmas që militon në kategorinë e katërt braziliane i cili pësoi një defekt gjatë ngritjes dhe u rrëzua në një pyll shumë pranë pistës.
Një deklaratë të postuar nga klubi u tha: “Palmas Futebol e Regatas njofton me anë të kësaj komunikate se rreth orës 8:15 të mëngjesit të kësaj të diele, 24 janar, ndodhi një aksident ajror që përfshinte presidentin e klubit Lucas Meira, kur ai ishte duke u nisur për në Goiania. Me keqardhje ju informojmë se nuk ka të mbijetuar”, shkruante mes tjerash në komunikatë.
Së fundmi kanë dalë pamje video të rrëzimit të avionit:
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: