Portieri i Shqipërisë dhe i Lazios, Thomas Strakosha, rrezikon të operohet.
Gardiani 25-vjeçar vuan ende nga problemi në gju, edhe pse ka bërë të pamundurën për t’u rikuperuar.
Mediat italiane shkruajnë se Strakosha mund të kryejë ndërhyrje kirurgjikale për t’u shëruar njëherë e mirë.
Që prej shërimit nga COVID-19, portieri shqiptar ka humbur vendin në formacionin titullar.
Trajneri Simone Inzagi po i beson më tepër veteranit Pepe Reina.
Kujtojmë që Strakosha pati dhe një përplasje me klubin rreth lënies në stol për disa sfida, por më pas palët gjetën gjuhën e përbashkët.
Nëse Strakosha operohet në gju, ai mund të mungojë për një kohë të gjatë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: