Mateo Musacchio vishet bardhekaltër. Klubi i Lazios zyrtarizoi blerjen përfundimtare të futbollistit, i cili u transferua në kryeqytet nga Milani.
Mbrojtësi firmosi me skuadrën e drejtuar nga Simone Inzaghi deri në vitin 2023.
30-vjeçari do të aktivizohet në vendin e Luiz Felipe, i cili i është nënshtruar një operacioni dhe do t’i mungojë bardhekaltërve për një kohë të papërcaktuar.
Me ardhjen e Musacchio, trajneri Inzaghi kompleton kështu repartin e prapavijës.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: