Futsall/ Shqipëria e nis me humbjen në Kroaci aventurën e Euro 2022

Futsall/ Shqipëria e nis me humbjen në Kroaci aventurën e Euro 2022

09:16, 28/01/2021

Kombëtarja shqiptare e futbollit të sallës (Futsall) e drejtuar nga Erind Resuli nuk ia doli të merrte tre pikët e para në ndeshjen kundër Kroacisë, e vlefshme për Eliminatoret e Kampionatit Europian 2022.

Në ndeshjen e zhvilluar mbrëmjen e djeshme në transfertë, kuqezinjtë u mundën me rezultatin 4-1.

Ndeshja nisi mirë për kuqezinjtë, të cilët treguan grintë dhe dëshirë për rezultat pozitiv, duke qenë edhe të parët që zhbllokuan rezultatin e lojës, në minutën e 3-të me anë të Selmanajt.

Në minutën e 19-të, ishin kroatët ata që shënuan golin e barazimit me Marinovic dhe një minutë më pas Perisic shënon golin e avantazhit. Pjesa e parë mbyllet në favor të kroatëve.

Fraksioni i dytë i lojës nis vrullshëm me kuqezinjtë që kërkojnë me insistim golin e barazimit dhe me kroatët të cilët kërkojnë golin e tretë, por portieri Da Silva pret disa herë gjuajtjet drejt portës.

Në minutën e 30-të, Marinovic shënon golin e tretë për kroatët, ndërsa në të 34-n, Matosevic shënon golin e katërt dhe vulos rezultatin e ndeshjes.

Me rezultatin 4-1 mbyllet ndeshja e parë e kuqezinjve në Grupin 1 të eliminatoreve të Kampionatit Europian 2022 në Futsall, ndërsa ditën e diel Shqipëria do të luajnë në shtëpi kundër Ukrainës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco