Barcelona kualifikohet në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit, Messi rikthehet me gol

Barcelona kualifikohet në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit, Messi rikthehet me gol

22:59, 27/01/2021

Barcelona me shumë vështirësi ka arritur që të kualifikohet në fazën tjetër të Kupës së Mbretit.

Katalanasit mposhtën 2-1 Rayo Vallecanon, ndërsa Lionel Messi në këtë sfidë u rikthye me gol pas pezullimit dhe kartonit të parë të kuq.

Serinë e golave në këtë ndeshje e hapi Fran Garcia 63’, por më pas Barcelona realizoi dy gola të tjerë për të mbyllur ndeshjen.

Pas një aksioni mirë të organizuar, Lionel Messi 70’ shënoi golin e barazimit pas një asistimi nga Antoine Griezmann.

Lojtari më në formë i Barcelonës, Frenkie de Jong, po vazhdon lojën e tij të mrekullueshme duke shënuar edhe golin e avantazhit për Barcelonën.

Me këtë fitore, Barcelona kalon në çerekfinale të Copa del Rey.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco