VIDEO/ Broja vjen nga stoli dhe shënon, por Vitesses nuk i mjafton

VIDEO/ Broja vjen nga stoli dhe shënon, por Vitesses nuk i mjafton

23:21, 27/01/2021

Armando Broja vjen nga stoli dhe shënon sërish për Vitessen, por këta të fundit u mposhtën me rezultatin e thellë 4-1 në transfertën ndaj Venlo, duke mbetur kështu ndjeshëm mbrapa Ajaxit kryesues të renditjes.

Në një sfidë ku fitorja dukej një mision jo shumë i vështirë për Vitessen, sulmuesi i Kombëtares Shqiptare u la në stol fillimisht për t’u aktivizuar në fillim të pjesës së dytë, atëherë kur Venlo kishte shënuar 3 herë me grekun Georgios Giakoumakis.

Armando Broja shënoi golin e vetëm të Vitesses në minutën e 60’, duke provuar të rihapë ndeshjen, por vetëm kaq, pasi në të 79-ën greku Giakoumakis shënoi sërish dhe kompletoi pokerin personal, duke mbyllur llogaritë.

Ky është goli i shtatë sezonal për sulmuesin në pronësi të Chelsea-t, që në vitin e parë me Vitessen ka luajtur 14 ndeshje dhe ka dhënë edhe një asist, duke u konfirmuar si një nga talentet më premtues.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco