Juventus triumfoi me rezultatin e thellë 4-0 ndaj Spal, në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Italisë.
Bardhezinjtë nuk e vunë në asnjë moment në diskutim fitore, duke e dominuar takimin nga fillimi deri në fund.
Alvaro Morata hapi serinë e golave për të tijët, që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë (16). Sulmuesi spanjoll tregua i saktë përballë portierit të Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha.
Goli i dytë për bardhezinjtë do të vinte në minutën e 33-të. Ishte talenti , Gianluca Frabotta i cili me një goditje potente dërgoi topin në rrjetë.
Pjesa e parë do të mbyllej me këtë, ndërsa në të dytën bardhezinjtë shënuan edhe dy herë të tjera.
Dejan Kulusevski (3-0, 78) dhe Federico Chiesa (4-0, 90 + 4) duke vulosur suksesin 4-0, rezultat që mund të kishte qenë edhe më i thellë, nëse Berisha nuk do të kishte bërë disa pritje vendimtare.
Juventusi është skuadra e tretë gjysmëfinaliste, pasi Interit dhe Atalantës, teksa bardhezinjtë do të përballen pikërisht me zikaltrit e Contes, ndërsa bergamaskët e Gasperinit do të diskutojnë finalen me fituesen e çiftit Napoli-Spezia, ndeshje që do të luhet nesër në mbrëmje.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: