Sot është dita e futbollistëve shqiptarë. Pas Berat Gjimshitit dhe Vedat Muriqit, ditën e sotme ka shënuar edhe Myrto Uzuni.
Sulmuesi i Kombëtares ka shënuar për Ferencvaroshin në minutën e 25-të, me anë të një penalltie, ku u tregua i saktë.
Ky është goli i katërt sezonal për Uzunin në kampionat me skuadrën hungareze, me Ferencvaroshin që duket me një dorë te titulli kampion, pasi janë shkëputur 10 pikë nga ndjekësit.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: