Vllaznia-Tirana është finalja e Kupës së Shqipërisë U-19 për këtë edicion.
Bardheblutë e drejtuar nga trajneri Gentian Stojku triumfojnë në derbi ndaj Partizanit me penallti 2-4.
Koha e rregullt përfundoi me rezultatin 0-0, ndërsa nga pika e bardhë, bardheblutë u treguan më të saktë.
Kujtojmë që Tirana ka fituar këtë trofe vitin e kaluar. Kjo do të jetë një finale me atmosferën e “klasikes” së futbollit shqiptar.
Vllaznia eliminoi në gjysmëfinale Shënkollin me rezultatin 4-0.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: