Mbrojtësi boshnjak, Numan Kurdiç, është futbollisti më i ri i Kukësit.
Klubi verilindor konfirmoi së fundmi në faqen zyrtare se ka arritur marrëveshjen me klubin e Sarajevës për të huazuar deri në fund të sezonit 21-vjeçarin.
Nënkampionët e Shqipërisë kishin arritur prej ditësh afrimin e mbrojtësit ballkanas, por zgjedhja e formulës së transferimit të lojtarit dhe problemet burokratike vonuan zyrtarizimin e Kurdiçit si pjesë e Kukësit.
Pas mbrojtësit lituanez Rolandas Baravikas, Numan Kurdiç është futbollisti i dytë i afruar gjatë merkatos së janarit te Kukësi.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: