Shtohen misteret pas vdekjes së Maradonës: Çfarë fshihet në dy kasafortat e legjendës së futbollit të mbetura në Dubai?

Shtohen misteret pas vdekjes së Maradonës: Çfarë fshihet në dy kasafortat e legjendës së futbollit të mbetura në Dubai?

09:33, 27/01/2021

Ndarja nga jeta e legjendës së futbollit, Diego Armando Maradona është shoqëruar me mistere të shumta.

Lufta për trashëgiminë e tij mes ish-gruas Claudia Villafane, fëmijëve të tij të njohur – Dalma, Giannina, Diego, Jana dhe Diego Fernando – dhe atyre që po luftojnë për t’u njohur si anëtarë të familjes është bërë skena më e nxehtë.

MARCA ka njoftuar për zhurmën që është krijuar në lidhje me trashëgiminë e tij, pasi ish futbollisti i madh nuk ka lënë një testament dhe vlera monetare e pasurive të tij të patundshme në të gjithë botën është jashtëzakonisht e vështirë për t’u llogaritur.

Pasuritë janë të ndryshme, që nga makina e Amfiber Hunta Overcomer te unaza me diamant që iu dha gjatë kohës së tij si president i Dynamo Brest, deri te një Rolls Royce Ghost.

Sipas ueb faqes së specializuar për pasurit e të njohurve, Celebrity Net Worth, thuhet se Maradona ka pasuri që vlerësohen rreth 75 milionë dollarë.

Mister më i madh që mbetet ende i pazgjidhur, janë dy kasafortat e tij në Dubai, të cilat janë ende në Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Këto janë gjëra që Diego mbajti dhe vetëm ai e dinte se çfarë kishte; mund të ishin dirhemë [monedha e Emirateve të Bashkuara Arabe], orë, dollarë ose asgjë”.

“Kasafortat kanë qëndruar atje dhe ato nuk u hapën kurrë dhe nuk janë hapur për dy vjet”, ka thënë një mik i ngushtë i Maradona për Infobae.

Tani me sy e vesh familjarët e Diego Armando Maradonas janë kah Dubai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco