Milani fitoi pjesën e parë 1-0 në përballjen ndaj Interit në çerekfinalen e Kupës së Italisë.
Derbi “della Madonnina” u shoqërua me tension për shkak të sherrit mes Lukakut dhe Ibrahimovicit. Në momentin kur mori faull Lukaku iu drejtua Ibrës: "Mos më qesh në fytyrë".
Kaq ka mjaftuar që të shpërthejnë akuzat mes njëri-tjetrit, ndërsa mediat italiane kanë zbardhur një bisedë mes dy futbollistëve të cilët tentuan përplasjen fizike por gjithçka u neutralizua nga shokët e skuadrës.
Kamerat kapën momentin kur Ibra i drejtohet sulmuesit belg duke i thënë: “Eja dalim jashtë stadiumit ta tregoj...”, ndërsa përgjigja e Lukakut ishte: “Eja këtu më ke, shihemi më vonë”
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: