Real Madrid ka konfirmuar se qendërmbrojtësi Nacho Fernandez, ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Nacho ishte i ftuar për ndeshjen ndaj Alyanocas në Kupën e Mbretit, por pastaj u hoq nga lista sepse kishte kontakt me dikë që ishte pozitiv.
Pas testeve të bëra, doli që edhe Nacho është i infektuar dhe këtë e kanë konfirmuar “Galaktikët” me anë të një reagimi zyrtar.
“Reagim për mediat, lojtari ynë Nacho Fernandez ka dal pozitiv me COVID-19”, thuhet në reagimin zyrtar.
Kujtojmë se edhe trajneri Zinedine Zidane gjithashtu është i prekur nga COVID-19.
Comunicado Oficial: Nacho.#RealMadrid
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) January 25, 2021
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: