VIDEO/ Gëzohet Vllaznia, Teuta dhe Partizani ndalen në barazim

VIDEO/ Gëzohet Vllaznia, Teuta dhe Partizani ndalen në barazim

19:07, 25/01/2021

Është mbyllur në barazim 1-1 sfida mes Teutës dhe Partizanit e vlefshme për javën e 16-të në Kategorinë Superiore.

Ky rezultat pa dyshim i vjen në favor skuadrës së Vllaznisë e cila qëndron e vetme në krye të tabelës.

Pavarësisht se të dy skuadrat i luajtën të gjitha duke kërkuar fitoren, në fund nuk arritën të siguronin më shumë se 1 pikë, duke bërë që diferenca ndaj shkodranëve kryesues të qëndrojë 9 pikë.

Jasir Asani hapi serinë e golave në minutën e 8-të, ndërkohë që Krasniqi vendosi baraspeshën në të 37-tën. Vlen të theksohet fakti se Partizani e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë, pas ndëshkimit me 2 kartonë të verdhë të mesfushorit Murataj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco