FOTO/ Tifozët e Tiranës shpalosin pankarta jashtë stadiumit: ‘Braçe Hematosperm’

FOTO/ Tifozët e Tiranës shpalosin pankarta jashtë stadiumit: ‘Braçe Hematosperm’

15:42, 25/01/2021

Tirana po luan me Laçin në “Selman Stërmasi” ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të të kampionatit shqiptar.

Si të gjitha takimet e këtij sezoni të Superiores, tifozët nuk lejohen në stadium, por ata të Tiranës si zakonisht nuk mungojnë me pankartat e tyre.

Jashtë stadiumit ata kanë shpalosur në tarracën e një ndërtese dy banderola, ku ironizojnë Erion Braçen, i cili njihet si tifoz i Partizanit, rivalit të përjetshëm të Tiranës.

“T’fala plakës në Lozhan t’Korçës’ dhe “Braçe Hematosperm”, shkruhet në banderolat e vendosura jashtë stadiumit.

Image

Image

Surprizat e tifozëve bardheblu nuk mungojnë, teksa pritet që të shpalosen të tjera pankarta pas sfidës më kurbinasit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco