Hidhet shorti i gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë për moshat, Partizani-Tirana te të rinjtë

Hidhet shorti i gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë për moshat, Partizani-Tirana te të rinjtë

15:05, 25/01/2021

U hodh ditën e sotme në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit shorti për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë për grupmoshat U-17 dhe U-19.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin përfaqësuesit e klubeve të cilët përzgjodhën dhe goglat në shortin e lirë.

Ndeshjet do të zhvillohen të mërkurën, më 27 janar, në Kompleksin Internacional në Pezë Helmës.

Drejtuesi i Sektorit të Garave në FSHF, Marjus Sulejmani, menjëherë pas shortit i komunikoi klubeve dhe oraret e zhvillimit të ndeshjeve.

Gjysmëfinalet U-17

Sh.F. Pepa – Akademia e Futbollit / E mërkurë, Kompleksi Internacional

Vora – Shënkolli  / E mërkurë, Kompleksi Internacional

Gjysmëfinalet U-19

Vllaznia – Shënkolli / E mërkurë, Kompleksi Internacional

Partizani – Tirana  / E mërkurë, Kompleksi Internacional

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco