Tirana-Laçi/ Dede dhe Duro bëjnë ndryshime në formacionet zyrtare

Tirana-Laçi/ Dede dhe Duro bëjnë ndryshime në formacionet zyrtare

13:32, 25/01/2021

Janë publikuar formacionet e sfidës Tirana-Laçi, e cila luhet sot në orën 13:45.

Për sfidën e sotme, trajneri Nevil Dede ka graduar si titullar mesfushorin Enes Kuka.

Bardheblutë do të luajnë në sulm me Muçin dhe Seferin, ndërsa do të kenë mbështetjen e Torasës.

Në krahun e kurbinasve, rikthehet Ardit Deliu për të cilin, klubi kurbinas ka paguar pjesën e mbetur të dënimit.

Lajmi më mirë për skuadrën e Shpëtim Duros është aktivizimi i Kirian Nuabuezes, për të cilin kishte dyshime se mund të mungonte për shkak të shqetësimeve në sy.

Redon Xhixha i lë vendin Mentor Mazrekajt.

Formacionet zyrtare

Tirana: Bekaj, Toshevski, Najdovksi, Hoxhallari, Ismajlgeci, Kuka, Toli, Vrapi, Torassa, Muçi, Seferi

Trajner: Nevil Dede

Laçi: Sherri, Selmani, Ignjatovic, Obanor, Marku, Deliu, Shehu, Lushkja, Musta, Mazrekaj, Nuabueze

Trajner: Shpëtim Duro

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco