Kukësi ka bërë detyrën dhe ka marrë tre pikë të arta në Elbasan, duke mposhtur Bylisin, me rezultatin 2-1. Verilindorët fituan me përmbysje. Të parët që shënuan, ishin ballshiotët, me Milos Stojanovic në minutën e 36-të. Avantazh që zgjati pak, pasi 13 minuta më vonë Agim Ibraimi vendosi baraspeshën.
Ndërkohë, në fraksionin e dytë të sfidës Bylis iu afrua shumë golit, ku traversa ndaloi gjuajtjen me kokë të Carkanjit.
Golin e fitores për verilindorët realizoi sulmuesi nigerian, Patrick Eze në minutën e 56-të të sfidës.
Me këtë triumf, Kukësi u ngjit në vendin e 4-t të renditjes me 23 pikë, ndërsa Bylis zbret në vendin e parafundit me 12 pikë.
Ndërkohë, dueli tjetër i luajtur po në orën 13:45 mes Skënderbeut dhe Apolonisë në Korçë, përfundoi me rezultatin 1-1.
Të dy golat u shënuan me 11-metërsha, teksa Meksi zhbllokoi sfidën në minutën e 52-të, ndërkohë që Gjata vendosi baraspeshën po nga pika e bardhë e penalltisë.
Me këtë rezultat, korçarët mbeten në vendin e fundit me 12 pikë, po aq sa Bylisi i vendit të 9-të, ndërkohë që Apolonia ka kaluar në vendin e 8-të me 13 pikë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: