Mesut Ozil nuk është më lojtar i Arsenal. Largimi i tij nga “topçinjtë” ishte i sigurt, por tashmë gjithçka ka marrë formë zyrtare.
32 vjeçari largohet nga Arsenal pas 7 sezoneve e gjysmë, për t’iu bashkuar ekipit të Ferebahces në Superligën turke.
"Unë dua të falënderoj klubin për këtë udhëtim të jashtëzakonshëm gjatë këtyre shtatë viteve e gjysmë. Mbështetja që kam ndjerë nga ekipi dhe tifozët ka qenë e mahnitshme dhe unë do t’u jem gjithmonë mirënjohës. Së bashku kemi fituar trofe në këto vite dhe kemi krijuar kujtime që do të zgjasin për gjithë jetën” u shpreh lojtari në një deklaratë të postuar në faqen zyrtare të Arsenalit.
Thank you, @MesutOzil1088 ??
— Arsenal (@Arsenal) January 24, 2021
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: