Humbja 4-1 në shtëpi e Hertha Berlin ndaj Ëeder Bremen, ka trazuar ujërat në klubin e kryeqytetit gjerman.
Drejtuesi e skuadrës berlineze kanë vendosur të shkarkojnë trajnerin Bruno Labbadia dhe drejtorin sportiv Michael Preetz.
“Pas rezultateve zhgënjyese në javët e fundit, drejtuesit vendosën, të shkarkojnë trajnerin Bruno Labbadia dhe drejtorin sportiv Michael Preetz”, leXohej në deklaratën e klubit gjerman.
Aktualisht klubi pozicionohet në vendin e 14 të renditjes në Bundesligë dhe ka fituar vetëm një nga 8 ndeshjet e fundit të kampionatit gjerman, teksa edhe këtë sezon do të duhet të luftojë shumë për mbijetesën.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: