Trajneri i Interit, Antonio Conte u shpreh i pakënaqur me 4 minutat shtesë në fund të takimit me Udinezen që u dhanë nga arbitri Fabio Maresca. Pas barazimit 0-0, tekniku italian foli dhe për derbin me Milanin ditën e martë në Kupën e Italisë. Ai theksoi se titulli kampion dhe pjesëmarrja në Ligën e Kampioneve ofron më shumë të ardhura ekonomike, por sidoqoftë, nuk do të nënvlerësohet Kupa e Italisë dhe as derbi.
“Shkaku i protestave – Më tepër kohë shtesë duhej të jepej. Arbitri më paralajmëroi dhe pastaj më nxori jashtë. Ishin pak minuta shtesë për aq lojë sa u zhvillua në pjesën e dytë. Ata rrëzoheshin shpesh duke shkaktuar humbje kohe. Duhet t’i pranojmë vendimet e gjyqtarëve.
Keqardhje që nuk përfitoi nga humbja e Milanit – Duhet të shikojmë veten, nuk kemi përse të mendojmë për ta. Duhet të përpiqemi të përmirësohemi në atë se çfarë bëjmë, sepse ka gjithmonë hapësirë për t’u përmirësuar. Sot duhet të ishin më të saktë. Mungoi cilësia në pasimin e fundit, gjë që është thelbësore. Duhet të shënosh, përndryshe bën gabime.
Dy derbi brenda një muaji – E dimë që kampionati të ofron më shumë mundësi ekonomike. Të fitosh titullin ose të shkosh në Ligën e Kampioneve është e rëndësishme për klubin, në krahasim me Kupën e Italisë, e cila është një trofe që duhet ta respektojmë. Është e pashmangshme që ta vlerësojmë këtë ndeshje. Do të shikojmë se kë do të rikuperojmë dhe cili do të jetë titullar. Do të përpiqemi të fitojmë, të mos i nënvlerësojmë takimet”, përfundoi trajneri i Interit, Antonio Conte
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: