Federata Çeke e Futbollit pretendon se Josef Bican ka shënuar 821 gola në ndeshje zyrtare dhe jo 759, që do të thotë se sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo nuk e ka thyer rekordin e tij.
Superylli portugez shënoi golin e tij të 760-të në karrierë në fitoren 2-0 ndaj Napolit në Superkupën e Italisë.
“Opta” ka regjistruar 759 gola për Bican dhe Ronaldo kështu theu rekordin e tij të realizimeve të të gjitha kohërave për klube dhe kombëtare.
Por federata Çeke e Futbollit publikoi një deklaratë ku pretendon se Ronaldo duhet të shënojë edhe 62 gola më shumë për të kapur legjendën Josef Bican.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: