ZYRTARE: Arsenali nënshkruan me portierin Maty Ryan

ZYRTARE: Arsenali nënshkruan me portierin Maty Ryan

13:07, 22/01/2021

Arsenali ka njoftuar zyrtarisht arritjen e marrëveshjes me Brightonin për portierin Mathew ‘Maty’ Ryan, i cili do të huazohet deri në fund të sezonit.

Me vetëm Bernd Lenon portier të konfirmuar, drejtuesit e londinezëve ishin në kërkim të një emri të ri i cili do të zëvendësonte gjermanin.

“Mirë se vjen në Arsenal Maty Ryan. Portieri australian na bashkohet si huazim nga Brighton deri në fund të sezonit”, thuhet në njoftimin e Arsenalit.

Ryan ka zhvilluar 11 ndeshje këtë sezon në Premier League, duke pësuar 19 gola dhe duke mbajtur portën e paprekur në dy ndeshje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco