Jurgen Klopp mori përsipër fajin për humbjen tronditëse të Liverpoolit 1-0 në shtëpi ndaj Burnley.
Seria pa humbje e “Reds-ave” në 68 ndeshje të Premier Leagues në “Anfield” u mbyll në mënyrën më dramatike pasi penalltia e Ashley Barnes pa vendasit të humbin dhe të mbesin 6 pikë pas kryesuesve të Manchester United.
“Ky është faji im. Ne e humbëm ndeshjen ku provuam të merrnim gjithçka”, ka thënë fillimisht Klopp për Sky Sports.
“Është detyra ime të sigurohem që djemtë kanë besimin e duhur. Kjo nuk funksionoi. Ne e kishim topin shumë dhe krijuam disa situata, por rezultati ynë përfundimtar nuk është i duhur.
“Kur diçka nuk funksionon, duhet të përpiqeni më shumë, më gjatë dhe më shpesh. Sonte nuk funksionoi. Është gjithmonë faji im”, përfundoi trajneri gjerman.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: