Goli i parë me Lazio, Muriqi përgëzohet nga Immobile: Grande Vedat!

Goli i parë me Lazio, Muriqi përgëzohet nga Immobile: Grande Vedat!

10:57, 22/01/2021

Ky është gëzimi i parë bardhekaltër për Vedat Muriqi, edhe nëse në realitet flitet për një autogol nga Colombi.

Sidoqoftë, goditja me kokë e kosovarit ishte vendimtare dhe sulmuesi do ta mbajë mend këtë gol për një kohë të gjatë. Nga tribuna e stadiumit, Ciro Immobile, gjithashtu bëri tifo për partnerin e tij në sulmin e Lazio, duke postuar një “history” në Instagram. “Grande Vedat”, – shkruajti ai.

Pas ndeshjes, Vedat Muriqi foli për “Rai Sport”, i lumturuar nga goli i parë bardhekaltër, më në fund: “Goli im i parë këtu është një gëzim i madh. Jam i lumtur, por duhet të vazhdoj në këtë rrugë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco