Dy ekipet shqiptare realizojnë ndeshje testues ja kush me kë luajnë

Dy ekipet shqiptare realizojnë ndeshje testues ja kush me kë luajnë

18:22, 21/01/2021

Skuadra e Gjilanit po vijon përgaditjet në qytetin bregdetar të Shqipërisë në Durrës. 

Në kuadër të këtyre përgaditjeve kuq e bardhët do të zhvillojnë edhe një ndeshje testuese, ku këtë herë për kundërshtar do ta ketë skuadrën nga Tuzi i Malit të Zi, FC Deçiq, skuadër e cila garon në elitën e futbollit malazez dhe pozicionohet e dyta në tabelë pas përfundimit të gjysmësezonit të parë. 

Ndeshja Gjilani-Deçiq do të luhet ditën e premte me datë 22 janar, me fillim në ora 13:00 dhe zhvillohet në qendrën sportive Olimpik Park në Durrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco