Cassano dhe parashikimi për Mandzukic: Ja pse do të ketë vështirësi te Milani

Cassano dhe parashikimi për Mandzukic: Ja pse do të ketë vështirësi te Milani

15:23, 21/01/2021

Gjatë lidhjes së zakonshme në Twich me Bobo TV, Antonio Cassano ka folur edhe për Mario Mandzukic dhe kalimin e tij te Milan-i pas një mungese të gjatë nga fushat e lojës.

Sipas FantAntonio-s, marrja e krotatit nga ana e Milan-it nuk ka qenë një lëvizje shumë e mirë në merkato, telesport.

“Nëse Ibra nuk luan, luan Mandzukic? Nuk e di Bobo, nuk luan prej një viti e gjysmë”, ka thënë ish-sulmuesi duke iu drejtuar Vieri-t.

“Sipas mendimit tim, do të ketë shumë vështirësi. Mendoj se kur mungon Ibra, duhet aktivizuar Rebic ose Leao sepse duhet një muaj për të rikuperuar formën pasi ke qëndruar pa luajtur për kaq shumë kohë”.

“Milan ka marrë një emër që nuk e di sa shumë do t’i bëjë punë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco