Tjetër klub i madh italian bëhet gati t’i besojë Maurizio Sarrit

Tjetër klub i madh italian bëhet gati t’i besojë Maurizio Sarrit

13:56, 21/01/2021

Maurizio Sarri është favoriti kryesor për ta zëvendësuar Paulo Fonsecan në postin e trajnerit te skuadra e Romës.

Të enjten, mediat italiane kanë raportuar se drejtuesit e Romës kanë kontaktuar me Sarrin pasi pritet të shkarkojnë Fonsecan pas rezultateve jo të mira në javët e fundit.

Fonseca mori drejtimin e Romës në verën e vitit 2019 dhe ka kontratë me kryeqytetasit deri në fund të këtij sezonit. Te Roma po e shohin Sarrin si trajnerin e duhur për të zëvendësuar portugezin.

Sarri është papunë prej vitit të shkuar kur u shkarkua nga Juventusi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco