Skuadra e AC Milan ka prezantuar zyrtarisht sulmuesin kroat, Mario Mandzukic.
Kuqezinjtë njoftua se ish-sulmuesi i Juventusit rikthehet në Serieë A duke firmosur kështu një kontratë deri në fund të këtij sezoni.
Te ‘kuqezinjtë’ Mario do të mbajë fanellën me numër 9-të.
I lindur në Slavonski Brod (Kroaci) më 21 maj 1986, Mario Mandzukic veshi fanellat e NK Marsonia, NK Zagreb dhe GNK Dinamo Zagreb. Në verën e vitit 2010 ai u transferua në Gjermani, së pari në VfL Wolfsburg (60 paraqitje dhe 20 gola) dhe më pas në Bayern Munchen (88 ndeshje dhe 48 gola). Në 2014/15 me Atletico Madrid, ai shënoi 20 gola në 43 ndeshje, para se të transferohej në Juventus me të cilin bëri 162 paraqitje dhe 44 gola. Në janar 2020 ai u transferua në Al-Duhail, me të cilin luajti 7 ndeshje duke shënuar 1 gol.
Official Statement: @MarioMandzukic9 ? https://t.co/g4peqjiQ7h
— AC Milan (@acmilan) January 19, 2021
Comunicato Ufficiale: Mario Mandžuki? ? https://t.co/gEHRYtZmQL #ReadyToUnleash #SempreMilan pic.twitter.com/NjmFT2ESVq
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: