Zlatan Ibrahimoviç ishte protagonisti kryesor i fitores 2-0 të Milanit kundwr Cagliarit.
Sulmuesi suedez foli pas ndeshjes edhe për ardhjen e sulmuesit kroat, Mario Mandzukic. Gjatw një interviste, Ibra tha se me Marion do të jetë një Milan ndryshe dhe më i fuqishëm.
“Unë jam shumë i lumtur me ardhjen e Mandzukic, kështu që tani do të tremben kundërshtarët tanë nga ne dy.
Scudetto? “Unë besoj te Zlatan. Jam shumë i lumtur për këtë Milan. Kthimi te Rossonerët më ka ndryshuar shumë”, tha Ibra.
Mandzukic pritet të firmos kontratë me ‘Rossonerët’ deri në fund të këtij sezoni.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: