Fati i keq i dëmtimeve vazhdon ta përndjekë mesfushorin e Kombëtares, Amir Abrashi.
Shqiptari u aktivizua në minutën e 5-të, në sfidën ndaj kampionëve të Bayernit të Mynihut, që përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të skuadrës së Hansi Flick, teksa u detyrua të lerë fushën e lojës i dëmtuar në minutën e 55-të.
Një lajm i keq ky, teksa shpresohet që dëmtimi të mos jetë shumë serioz.
Kujtojmë që më herët Abrashi ka pësuar një tjetër dëmtim, ku qëndroi jashtë fushave për një kohë të gjatë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: