Bayerni i Mynihut rigjen buzëqeshjen pas dy rezultateve negative (u mposht 3-2 nga Gladbachu) dhe Kupën e Gjermanisë (u eliminua nga Holsteil Kiel).
Në javën e 16-të të elitës së futbollit gjerman, skuadra e Hansi Flick fitoi 2-1 ndaj Frieburgut, që vinte në këtë transfertë pas një serie prej 5 fitoreve radhazi në kampionat.
Në “Allianz Arena” u luajt një ndeshje e luftuar, edhe pse kushtet e motit nuk e ndihmonin spektaklin.
Bavarezët shënuan që në minutën e 7-të me të zakonshmin Robert Lewandowski, i shërbyer në këtë rast nga Thomas Muller.
Për minuta të tëra rezultati mbeti i pandryshuar, për të ardhur më pas te goli i barazimit, i shënuar nga Petersen në të 62-ën.
Bayerni nuk mund të pranonte një tjetër rezultat zhgënjyes, ndaj shtoi presionin në gjysmëfushën e Frieburgut derisa gjeti golin e dytë me Thomas Muller në minutën e 74-t.
Përfundoi 2-1 për Bayernin kjo sfidë e zhvilluar në “Allianz Arena”, rezultat që i çon kampionët e Bundesligës në kuotën e 36 pikëve, katër më shumë se Leipzigu.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: