Napoli arriti të shkatërronte Fiorentinën me rezultatin tenistik 6-0, ku ka qenë një ndeshje pozitive edhe për lojtarin e Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, i cili vlerësohet me nota të kënaqshme nga mediat italiane.
Mbrojtësi shkodran i Napolit sot është aktivizuar përgjatë gjithë 90 minutëshit dhe ka rezultuar efikas.
Notat e Elseid Hysajt për ndeshjen e sotme ndaj Fiorentinës:
“CalcioMercato.com”, nota: 6,5 – “Ndeshje shumë e kujdesshme dhe precize”.
“TuttoMercatoWeb.com”, nota: 6,5 – “Në gjysmën e pjesës së parë vuan paksa shtyrjen e Fiorentinës për në sulm, por ia del mbanë”.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: