Klubi i Kukësit ka hedhur poshtë lajmet për shkarkim të trajnerit Rrahman Hallaçi nga drejtimi i skuadrës.
Mëngjesin e sotëm, në media të ndryshme online, qarkulloi lajmi se te klubi verilindor u zhvillua një mbledhje urgjente ku ishte diskutuar dhe shkarkimi i trajnerit Hallaçi, ndërsa si pasues i tij u përfol Bledar Devolli.
Kukësi sqaron se ky lajm është i pavërvete dhe se trajneri Hallaçi ka besimin ne plotë të klubit.
Njoftim i Klubit!
Futboll Klub Kukësi kërkon të sqarojë opinionin publik se lajmet e orëve të fundit në media, për shkarkimin e trajnerit Rraman Hallaçi janë të pavërteta. Hallaçi do të vazhdojë të jetë trajner i skuadrës dhe stafi teknik po punon për të përforcuar skuadrën në merkaton e janarit duke siguruar të gjithë se ekipi do të kthehet te rezultatet pozitivë shumë shpejt.
Trajneri Hallaçi ka besimin e klubit dhe mbështetjen e të gjithë futbollistëve në këtë moment të vështirë për skuadrën. Skuadra zhvillon sot stërvitjen e radhës për ndeshjen ndaj Apolonisë nën urdhërat e trajnerit Hallaçi.
Klubi e kupton se emri i Kukësit shton klikimet dhe rrit shitjet e gazetave por njëkohësisht kërkon nga mediat që të tregohen profesioniste dhe të mos publikojnë lajme të rreme. Klubi ka zyrën e shtypit ku mund të merret çdo informacion që keni nevojë. Para se të publikoni një lajm, jeni të lutur të siguroheni.
Zyra për shtyp
FK Kukësi
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: