Në nëntor të vitit të kaluar, Fernando Gago vendosi të tërhiqej nga futbolli i luajtur në moshën 34 vjeçare, pas eksperiencës te Velez.
Dëmtimet e detyruan ish futbollistin e Real Madrid “të varte këpucët në gozhdë”. Megjithatë, Gago nuk ka qëndruar shumë kohë larg futbolli, pasi është emëruar trajner i Klubit Atletico Aldosivi, me qendër në Mar del Plata.
I rritur te Boca Juniors, ish-mesfushori i kombëtares argjentinas (61 ndeshje) kishte firmosur me me Real Madridin në 2007, kundrejt gati 20 milionë eurove. I huazuar te Roma dhe më pas te Valencia, Pintita u kthye në vendlindje në 2013, duke alternuar midis Velez dhe Boca. Emërimi i tij është befasues pasi ai ende nuk ka përvojë në stol.
Bienvenido Fernando Gago a #Aldosivi ??????????
— Club Atl. Aldosivi (@clubaldosivi) January 16, 2021
El jueves comenzará con su trabajo en el club como director técnico del plantel????????????????#VamosTiburón ????????@fernandogagome @LigaAFA pic.twitter.com/QuYTcZcGl3
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: