Schalke ëndërron Klas-Jan Huntelaar, 'Gjahtari' mund të kthehet tek ish-ekipi i tij

Schalke ëndërron Klas-Jan Huntelaar, 'Gjahtari' mund të kthehet tek ish-ekipi i tij

21:49, 14/01/2021

Pas kthimit te Ajax pas 8 vitesh mungesë, Klas-Jan Huntelaar mund të veshë përsëri fanellën e Schalke 04.

Sulmuesi ekspert, sipas asaj që raportohet nga “Sky Deutschland”, kërkohet nga trajneri i skuadrës së Minatorëve. Klubi gjerman ka shënuar vetëm 12 gola në 15 ndeshje të luajtur në kampionat dhe Huntelaar shihet si njeriu ideal për majën e sulmit.

Holandezi luajti në Gelsenkirchen për 7 vjet, duke shënuar 126 gola dhe duke fituar një herë titullin e golashënuesit më të mirë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco