Festë te skuadra e Kukësit, 1 ditë para supersfidës ndaj Vllaznisë, që do të zhvillohet të premten në orën 18:00, në “Elbasan Arena”. Mbrojtësi i verilindorëve, Altin Bytyçi, ka festuar 20-vjetorin e lindjes, në një nga hotelet e qytetit të Elbasanit, ku ekipi qëndron i grumbulluar.
Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, Kukësi i ka uruar Bytyçit, edhe 100 vite me sukses, teksa nuk mungoi festa speciale.
“Faleminderit shumë për dhuratën. Nesër shpresojmë që të fitojmë. Dëshira ime është që nesër të dalim me 3 pikë”, u shpreh i emocionuar mbrojtësi Bytyçi.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: