Një klasike për Superkupën e Francës. PSG dhe Marsejë u përballën mes tyre mbrëmjen e sotme në stadiumin “Bollaert-Delelis” të Lensit.
Skuadra e Mauricio Pochettinos arriti të dilte triumfues nga ky takim, pasi mposhtën me rezultatin 2-1 marsejezët.
Heronjtë e parisienëve kanë qenë Mauro Icardi dhe Neymar.
Argjentinasi ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e 39-të, ndërsa braziliani, i cili është kthyer të luajë pas një mungese të gjatë për shkak dëmtimi, ka shënuar të dytin për PSG-së në të 85-ën.
Goli i Marsejën është shënuar nga Payet.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: