Lajmi ishte në ajër prej disa kohësh, por tashmë është zyrtar. Lyon sapo ka njoftuar se futbollisti i tyre, Moussa Dembele është transferuar te Atletico Madrid .
Sulmuesi ka kaluar në formën e huazimit me detyrim blerje te “Los Colchoneros”. Klubi francez bën të ditur se Atletico do paguaj fillimisht 1.5 milionë euro, ndërsa në fund të sezonit do të derdh në arkat e tyre plot 33.5 milionë euro + bonuset.
Dembele shihet si njeriu ideal që do të zëvendësojë Diego Costa-n, i cili ndërpreu bashkëpunimin me Atleticon pak kohë më parë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: