Edhe një medalje Loriana ia sjell Kosovës

Edhe një medalje Loriana ia sjell Kosovës

16:46, 13/01/2021

Edhe Loriana Kuka nuk do të kthehet duarthatë nga Mastersi i xhudos, që po mbahet në Doha të Katarit. Xhudistja jonë fitoi medaljen e bronztë në kategorinë deri në 78 kilogramë. Në luftën kryesore ajo mposhti me ippon në shënim të artë Natalie Poëel të Britanisë së Madhe.

Është kjo medalja e katërt për Kosovën nga Mastersi i Dohas, e treta e bronztë. Krahas Kukës, të njëjtën medalje e fituan edhe Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova, ndërsa Distria Krasniqi mori të artën.

Loriana do të arkëtojë edhe 900 pikë Olimpike Tokyo 2020. Ekipi i xhudos mori pjesë me pesë garues. 
Përgëzime ekipit me në krye mjeshtrin Driton Kuka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco