Loriana Kuka, është në rrugë të mbarë për të fituar medalje në Mastersin e xhudos, që po mbahet në Doha të Katarit.
Xhudistja jonë është kualifikuar në çerekfinale të kategorisë deri në 78 kilogramë.
Ajo mposhti në raundin e parë Myriam Sarah Mazouz të Gabonit, ndërsa në raundin e dytë mundi francezen Audrey Tcheumeo.
Në çerekfinale takohet me japonezen, Shori Hamada, kampione e botës 2018 dhe nënkampione e botës 2019.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: