Më 15 janar fillon afati kalimtar në hendboll

Më 15 janar fillon afati kalimtar në hendboll

09:57, 13/01/2021

Të premten, më 15 janar, fillon afati kalimtar dimëror për hendbollistë dhe hendbolliste, njofton Federata e Hendbollit të Kosovës.

Mini-afati kalimtar zgjat deri më 22 janar, ndërsa të drejtën e ndryshimit të skuadrës e kanë lojtarët dhe lojtaret që janë pa kontrata si dhe ata që kanë fletëlëshimin nga klubi.

Ndërkohë lojtarët që vijnë nga klube të vendeve tjera mund të regjistrohen në klubet tona deri më 28 shkurt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco