Man United fiton ndaj Burnleyt dhe merr kreun e Premier Leagues, triumfon edhe Everton

Man United fiton ndaj Burnleyt dhe merr kreun e Premier Leagues, triumfon edhe Everton

23:17, 12/01/2021

Janë mbyllur dy ndeshjet e Premier Ligës, të vlefshme për javën e 18-të në këtë kampionat.

Manchester United ka marrë një fitore shumë të rëndësishme, teksa ka mposhtur minimalisht Burnley-n, falë një goli të Paul Pogba në minutën e 71’. Më këtë fitore, të besuarit e Solskjaer marrin kreun e renditjes, duke shkuar në kuotën e 36 pikëve, 3 më shumë se Liverpuli i vendit të dytë.

Fitore ka korrur edhe Evertoni, që ka mposhtur me rezultatin 2-1 Wolves, në transfertë. Për skuadrën e Ancelotit shënuan Iwobi në minutën e 6’ dhe Keane në minutën e 77’, ndërsa golin e vetëm për vendasit e shënoi Neves në minutën e 14’. Me këtë fitore Evertoni ngjitet në vendin e 4-t me 32 pikë, aq sa Lestëri i vendit të tretë dhe 1 më pak se Liverpuli.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco