Bayern Leverkusen arrin të kualifikohet në çerekfinalet e Kupës së Gjermanisë. Aspirinat mposhtën me rezultatin e thellë 4-1 skuadrën e Eintracht Frankfurt.
Ndeshja nisi mirë për Leverkusen që e pa vetën në avantazh pas 6 minutave lojë, falë golit të shënuar nga Younes.
Mirëpo, Frankfurt nuk u dorëzua dhe në minutën e 27’ barazoi rezultatin me anë të Alario-s, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa të dytën Bayern shënoi edhe 3 herë të tjera në portën e Frankfurt. Autor të golave ishin, Tapsoba (49) dhe Diaby (67, 87). Leverkusen luajti me 10 lojtarë që nga minuta e 75 e takimit, pas ndëshkimit me karton të kuq të Jonathan Tah.
Në raundin e 1/8-ave, Bayern Leverkusen do të përballet me modestët e Essen.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: