Sabien Lilaj i kthen përgjigje nga larg Partizanit

Sabien Lilaj i kthen përgjigje nga larg Partizanit

14:23, 12/01/2021

Sabien Lilaj ka shuar zërat për një largim nga Prishtina, edhe pse shihej shumë pranë Partizanit.

Me anë të një interviste, mesfushori ka mohuar gjithçka, duke thënë se do të vazhdojë projektin që ka me Prishtinën dhe do të respektojë kontratën.

Lilaj ka firmosur për tri sezone me skuadrën e kryeqytetit dhe duket se do të vazhdojë aventurën e tij në IPKO Superliga.

“Po mundohem të ambientohem, nuk kam pasur fat me dëmtimet, tani kam ardhur me një dëshirë tjetër dhe kam kohë të përgatitem në fazën përgatitore”, tha Lilaj për “Zëri”.

“Kam firmosur për tri vite me skuadrën, do ta vazhdoj projektin që kemi nisur dhe shpresoj se do ta mbyll me sukses”, theksoi korçari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco