ZYRTARE/ Futbollisti i MIlanit largohet nga klubi, transferohet drejt...

ZYRTARE/ Futbollisti i MIlanit largohet nga klubi, transferohet drejt...

21:53, 11/01/2021

AC Milani ka konfirmuar se mbrojtësi Leo Duarte i është bashkuar klubit turk, Basaksehir.

“Rossonerët” njoftuan se transferimi është kryer në formë huazimi me mundësi blerje në fund të sezonit.

Vlera se sa duhet të paguajë Basaksehir nuk është bërë e ditur, por thuhet se kushton 10 milionë euro, aq sa pagoi Milani në vitin 2019 kur e transferoi nga Flamengo.

“AC Milan dhe Istanbul Basaksehir kanë arritur marrëveshje për huazimin e Leonardo Duarte. Ai do të jetë pjesë e klubit deri më 30 qershor 2021, me mundësi blerje”, thuhet në reagimin zyrtar të Milanit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco