ZYRTARE/ Klubi i Kategorisë së Parë transferon ish-sulmuesin e Partizanit

ZYRTARE/ Klubi i Kategorisë së Parë transferon ish-sulmuesin e Partizanit

21:35, 11/01/2021

Pas disa largimeve, ku spikasin ajo e trajnerit Troisi dhe 2 titullarët, Osmanllari dhe Spahiu, klubi i Turbinës, që militon në Kategorinë e Parë, ka menduar për merkaton në hyrje.

Cërrikasit kanë zyrtarizuar ditën e sotme, sulmuesin 24-vjeçar, Ardit Jaupaj, i cili vjen nga radhët e Dinamos.

Futbollisti në të kaluarën ka qenë pjesë edhe e Partizanit, Bylisit dhe Egnatias dhe Devollit, teksa minutat e pakta te klubi kryeqytetas, sollën largimin e tij drejt Turbinës që do të drejtohet në pjesën e mbetur të sezonit, nga ish-ndihmësi i Troisit, Alfred Allamani.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    >
    Denonco