Futbollisti shqiptar i Arsenalit drejt transferimit në Serie A

Futbollisti shqiptar i Arsenalit drejt transferimit në Serie A

18:09, 11/01/2021

Ditët po kalojnë, thashethemet për transferet e mundshme të Lazios po intensifikohen.

Agjencia e njohur e lajmeve sportive, “Calciomercato” raporton se Lazio është i interesuar për të transferuar Shkodran Mustafin.

Kampioni i Botës me Gjermaninë nuk po gjen hapësirë te Arsenali, kurse kontrata e tij skadon në qershorin e këtij viti. Këtë sezon, Mustafi ka bërë vetëm 9 paraqitje për “Topçinjtë”, 3 në Premierligë, 4 në Evropa Ligë dhe një në Carabao Cup.

Serie A nuk është terren i panjohur për futbollistin me prejardhje shqiptare, pasi Mustafi në të kaluarën ka qenë pjesë e Sampdorias.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco