Majlinda Kelmendi e fiton medaljen e bronztë

Majlinda Kelmendi e fiton medaljen e bronztë

17:09, 11/01/2021

Majlinda Kelmendi e ka fituar medaljen e bronztë në turneun e saj të parë që prej rikthimit nga lëndimi njëvjeçar, pasi e mundi belgen Charline Van Snick në Mastersin e Dohas të hënën.

Kampionia olimpike dhe ikona kosovare e mundi francezen në duelin e repechage për medaljen e bronztë në kategorinë deri në 52 kilogramë në Katar.

Kosovarja e dominoi kundërshtaren e saj franceze që nga fillimi i luftës dhe shënoi pikë me wazzari kah fundi.

Pak caste para fundit, Snick e ndëshkua për herë të tretë me karton dhe kështu e humbi luftën.

Kjo është medalja e dytë për Kosovën në ditën e parë të turneut të Dohas, dhe e para e bronztë, pasi më herët gjatë ditës, Distria Kelmendi e fitoi të artën.

Kelmendi po vinte nga një lëndim i rëndë që e mbajti larg turneve të xhudos për plot 14 muaj, por ajo u rikthye fuqishëm këtë fillim vit dhe fitoi medalje menjëherë në turneun e parë pas dëmtimit.

Kampionia olimpike ishte afër të luftonte për medaljen e artë, por u mposht në gjysmëfinale nga francezja Amandine Buchard, e cila fitoi në fund me Ippon falë lëshimeve që i bëri kosovarja.

Kelmendi e nisi garën me fitore në rrethin e parë të kategorisë 52 kilogramë ndaj rumunes Andreea Chitu.

Në rrethin e dytë, ajo ishte më e mirë se polakja Agata Perenc, kurse në atë të tretë, respektivisht në çerekfinale e eliminoi zviceranen Evelyne Tschopp.

Por në humbjen e vetme në turneun e parë që prej lëndimit që ia pamundësoi luftimin për 14 muaj e pësoi nga francezja Amadine Buchard, e cila e mundi kosovaren me ippon.

Mastersi i Dohas është i rëndësishëm sepse u siguron garueseve edhe pikë olimpike, të cilat janë të nevojshme për ta siguruar pjesëmarrjen ne Lojërat Olimpike Tokio 2020./Express/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco